Presidenti serb bojkoton samitin BE-Ballkan Perëndimor në Tiranë, Varhelyi takim urgjent me Vuçiçin

Aleksandër Vuçiç, deklaroi se nuk do të merrte pjesë në samitin që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor, kjo pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti emëroi politikanin Nenad Rashiç në postin e ministr...
Presidenti serb bojkoton samitin BE-Ballkan Perëndimor në Tiranë, Varhelyi takim urgjent me Vuçiçin
Foto: Presidenti serb bojkoton samitin BE-Ballkan Perëndimor në Tiranë, Varhelyi takim urgjent me Vuçiçin

Aleksandër Vuçiç, deklaroi se nuk do të merrte pjesë në samitin që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor, kjo pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti emëroi politikanin Nenad Rashiç në postin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, i cili mbahej nga kryetari i dorëhequr i Listës Serbe, Goran Rakiç.

Komisionari për Zgjerimin dhe Fqinjësinë e Mirë, Oliver Varhelyi, ka zhvilluar një vizitë në Beograd, ku është takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiç. Zyrtari i lartë i BE i ka thënë Vuçiç se Serbia duhet të marrë pjesë në samitin e 6 dhjetorit që do të mbahet në Tiranë.

Gjatë takimit, dy liderët kanë diskutuar për sanksionet ndaj Rusisë dhe pjesëmarrjen eVuçiç në samitin BE-Ballkan Perëndimor që do zhvillohet në Tiranë më 6 dhjetor. Komisionari i BE-së i kërkoi gjithashtu Serbisë të ndihmojë Bashkimin Evropian për të zbatuar sanksionet e vendosura kundër Rusisë, sanksione, të cilat Serbia ende nuk i ka mbështetur. Ai e akuzoi Kurtin për terror ndaj serbëve të Kosovës, ndërsa informoi Varhelyin se do të marrë një vendim përfundimtar për Samitin e Tiranës gjatë ditëve në vijim.