Presidenti Ilir Meta, po zhvillon takimin me ish-kryeminsitrin Sali Berisha. Sipas informacioneve, do të flitet në lidhje me situatën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese dhe krizën politike.
Takimi ka nisur në orën 12:00. Më vonë pritet që Presidenti Meta të ketë edhe një takim me Bamir Topin dhe Bujar Nishanin.
Sipas njoftimeve zyrtare në orën 17:30, Meta do të takohet me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile të angazhuara në monitorimin dhe zbatimin e reformës në drejtësi, mes tyre dhe përfaqësues të Fondacionit për Shoqëri të Hapur (Soros).
Një ditë më përpara Meta është takuar edhe me krerët e partive opozitare jashtë parlamentit, ku u diskutuan kriza politike dhe zgjedhjet e parakohshme./apel.media