Presidenti Meta paralajmëroi shpërndarjen e Parlamentit/ Deputeti socialist: Nuk ka asnjë shans

Presidenti Ilir Meta paralajmëroi gjatë paradites së sotme se mund të ndodhë edhe shpërndarja e Parlamentit. Ai e bëri këtë deklaratë  referuar ngërçit për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Kreu i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja, ka reaguar pas deklaratës së Metës.

Deputeti socialist ka deklaruar në fund të seancës së jashtëzakonshme plenare, se “Nuk ka asnjë shans që presidenti të shpërndajë parlamentin”.

Meta paralajmëroi shpërndarjen e parlamentin, paraditen e sotme, teksa tha se askush nuk mund të guxojë të përdhosë Kushtetutën.

Kaosi për ngritjen e Kushtetueses u krijua pas vendimit të Metës për të dekretuar si gjyqtare të kësaj gjykate Marsida Xhaferllarin, ndërsa për të njëjtin post ka kaluar nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi edhe Arta Vorpsi.

Kuvendi u mblodh ditën e sotme për t’i dhënë një zgjidhje çështjes, ndërkohë që Presidenti njoftoi se do të dalë në një konferencë të jashtëzakonshme./apel.media