Presidenti Meta do të zbulojë sot datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale

Presidenti Ilir Meta ka bërë me dije se sonte do të publikojë datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Meta shkruan se sot do të zbulojë edhe devizën e 50 viteve...
Presidenti Meta do të zbulojë sot datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale
Foto: Presidenti Meta do të zbulojë sot datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale

Presidenti Ilir Meta ka bërë me dije se sonte do të publikojë datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Meta shkruan se sot do të zbulojë edhe devizën e 50 viteve të ardhshme në politikë.

“Sonte, në 22:00, në “Opinion”-in e gazetarit Blendi Fevziu do bëj publike datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale, por edhe devizën e 50 viteve të ardhshme në politikë. Malet tona më të larta.” shkruan Meta.