Presidenti Meta dekreton Marsida Xhaferllarin/ Anëtarja e pestë e Gjykatës Kushtetuese

Pas kthimit nga vizita në Paris, Presidenti Ilir Meta ka dekretuar Marsida Xhaferllarin për të plotësuar vakancën e pestë të Gjykatës Kushtetuese.

Xhaferllari do të jetë anëtarja e pestë e Gjykatës Kushtetuese.

Kujtojmë se Meta dekretoi më parë Besnik Muçin si anëtar të GJK-së dhe refuzoi emërimin e Arta Vorpsit si anëtare të dytë.

Në seancën e fundit plenare, Parlamenti e kualifikoi automatikisht Vorpsin si anëtare me të drejta të plota të Gjykatës Kushtetuese./apel.media