Presidenti Meta dekreton 6 marsin si datë të zgjedhjeve të pjesshme lokale

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar datën 6 mars si ditën e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashkitë të vendit që kanë mbetur pa kryetar. Këtë njoftim ai e ka dhënë në një intervistë në emisionin “Op...
Presidenti Meta dekreton 6 marsin si datë të zgjedhjeve të pjesshme lokale
Foto: Presidenti Meta dekreton 6 marsin si datë të zgjedhjeve të pjesshme lokale

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar datën 6 mars si ditën e zgjedhjeve të pjesshme lokale në 6 bashkitë të vendit që kanë mbetur pa kryetar. Këtë njoftim ai e ka dhënë në një intervistë në emisionin “Opinion”.

“Dekretoj 6 marsin si date te zgjedhjeve te pjesshme lokale”, u shpreh Meta.

Meta ka theksuar më tej, se nuk do të ketë asnjëherë bashkëpunim politik me Edi Ramën, ndërsa shtoi se për aferën e inceneratorëve, është i gatshëm që të bëhet procedim për çdo person të përfshirë.

“Aleance me Ramën? Asnjëherë! Kurrë bashkëpunim politik. Asnjëherë nuk do kem bashkëpunim politik me ata politikanë që prekin Kushtetutën e Shqipërisë dhe venë në dyshim apo cenojnë sovranitetin e popullit. Lidhur me aferen e inceneratoreve, ai zoteria ne burg ndodhet aty me marreveshje. Denoncimet që kam bërë unë janë shumë konkrete. Denoncimin që ka bërë LSI-ja është hetim dhe është i gatshëm për tu proceduar çdo person që është përmendur në të. Zotëria që është sot në burg nuk është përgjegjësi kryesor për atë çështje sepse ato janë vendime të marra nga e gjithë qeveria. Dhe koka e vertetë eshte me lart. Prandaj inceneratori i Tiranes vazhdon akoma dhe askush nuk ndërhyn. Zonja Kryemadhi eshte nje bashkeshorte shume e mire dhe një nene e jashtëzakonshme. Një popull qe fle ne demokraci, zgjohet ne diktature. Te mos e harrojme kete thenie qe na kujtoi Ledio Bianku ne mitingun e 2 Marsit. Situata vertet eshte turbulluar, por ju garantoj se shume shpejt do kthjellohet. Dekretoj 6 marsin si date te zgjedhjeve te pjesshme lokale”, tha Meta.