Presidenti Ilir Meta ashtu siç kishte paralajmëruar më herët, do të dorëzojë kallëzimin penal ndaj kreut të KED-së, Ardian Dvorani.
Sipas informacioneve nga presidenca, padia do të dërgohet në tre prokurori, përkatësisht te Prokuroria e Tiranës, Prokuroria e Përgjithshme dhe te Krimet e Rënda.
Presidenti Meta ka deklaruar më herët se kreu i KED-së është përgjegjës për ngërçin në Gjykatën Kushtetuese.
Ardian Dvorani akuzohet nga Presidenti për ‘shpërdorim detyre”, ku sipas Metës ai e ka provokuar që të shkelë Kushtetutën./apel.media