Presidenti Ilir Meta takohet në Presidencë me Albin Kurtin

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Lajmin e ka bërë të ditur Meta përmes një postimi në rrjetet sociale, ku shkruan se e uroi për fitoren e zgjedhjeve në Kosovë.

Më tej Meta tha se ndanë ide të vyera për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

“Sot kisha kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, fitues të zgjedhjeve të fundit në Kosovë.

E urova për fitoren, por mbi të gjitha për procesin e shkëlqyer zgjedhor, që realizoi Kosova.

Ndamë shumë dhe përshpejtimin e proceseve integruese, për të garantuar një të ardhme më të mirë dhe të sigurt europiane, që meritojnë qytetarët tanë”,- shkruan Meta.

meta_kurti_2.jpg
meta_kurti.jpg