Presidenti i Puglia-s: Edi Rama është një nga liderët më të rëndësishëm të Europës

Presidenti i Rajonit të Puglia, Michele Emiliano ka nënvijëzuar miqësinë mes Shqipërisë dhe Italisë, duke theksuar se shqiptarët janë njerëz të jashtëzakonshëm që kanë bërë progres. Gjatë një bashkëbi...
Presidenti i Puglia-s: Edi Rama është një nga liderët më të rëndësishëm të Europës
Foto: Presidenti i Puglia-s: Edi Rama është një nga liderët më të rëndësishëm të Europës

Presidenti i Rajonit të Puglia, Michele Emiliano ka nënvijëzuar miqësinë mes Shqipërisë dhe Italisë, duke theksuar se shqiptarët janë njerëz të jashtëzakonshëm që kanë bërë progres.

Gjatë një bashkëbisedimi mëngjesin e sotëm në Puglia për të intensifikuar bashkëpunimin mes dy vendeve në arsim, turizëm dhe emergjencat civile, Emiliano vlerësoi figurën e kryeministrit shqiptar duke e cilësuar atë si një nga liderët më të rëndësishëm të Europës.

“Kemi kaluar shumë gjëra bashkë, prania juaj në Pulja është njëherësh për të qenë krenar. Ndërkohë që ne punojmë, jo gjithmonë arrijmë ta përcjellim në komunitet tona.

Miqësia duhet kuptuar në çdo formë, në çdo çast. Ne kemi mundësinë që të plotësojmë një kërkesë, të kemi një ide më të qartë për sistemin universitar. Do keni mundësi të përcillni tek një lider që unë e konsideroj si një nga liderët më të rëndësishëm të Europës, dhe kjo përtej dimensioneve që ka vendi i tij, po e bëjë këtë për shkak të historisë sesi ka sjellë paqe në komunitetin e tij”, u shpreh ndër të tjera Emiliano.