Presidenti i FSHF-së uron Tiranën: Një sukses i merituar

Tirana u shpall fituese e Abissnet Superiore për sezonin 2021-2022.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka uruar kryeqytetasit dhe shpreson se Tirana ta përfaqësojë sa më denjësisht futbollin europian në arenën ndërkombëtare.

“Urimet më të mira KF Tiranës!

Klubi kryeqytetas është shpallur sot kampion i Shqipërisë në përfundim të një kampionati që dhuroi spektakël, gola dhe plot emocione të bukura.

Një sukses i merituar ai i Tiranës për atë që ky ekip dha në fushën e lojës.Dua t’i shpreh edhe një herë urime dhe suksese lojtarëve, stafi teknik, drejtuesve dhe të gjithë administratës bardheblu për këtë titull të 26-të kampion.

Shpresoj që Tirana ta përfaqësojë sa më denjësisht futbollin europian në arenën ndërkombëtare këtë sezon” – shkruan Duka.