Gjatë konferencës ndërkombëtare me temë “Feja si instrument paqeje”, ka qenë i pranishëm edhe Presidenti Ilir Meta, i cili foli në lidhje me terrorizmin.
Sipas tij, varfëria është burimi kryesor i terrorizmit dhe kjo i ka bërë shqiptarët që të ndërmarrin hapin e rrezikshëm të udhëtimit drejt Sirisë.
Meta përmendi edhe numrin e lartë të personave që largohen nga Shqipëria, gjë e cila nuk duhet lejuar.
“Të gjithë kemi detyrime kombëtare rajonale e ndërkombëtare e duhet angazhohemi më shumë për të luftuar varfërinë, për të përmirësuar standardet e jetesës. Terrorizmi e ekstremizmi fetar lindin nga varfëria dhe kur shpresa për të ardhmen shuhet nga keqqeverisja. Qeveria duhet të hartojë ligje për mbrojtjen e interesave te qytetareve. Ne po hasemi me një nivel të lartë ikjesh, eksodi i rinisë sonë duke bërë vunerabël shtresa të dobëta të shoqërisë. Të mos lejojmë dimrin demografik të Evropës na ka porositur Papa Francesku në takimet me të. Ky fenomen s’na ka prekur vetëm ne, por gjithë rajonin tonë ndaj duhet ta përballojmë së bashku. Bijtë e shqipes të kthehen në atdheun e tyre për jetë më të mirë dhe më të sigurt. Në vendin tonë ligjet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut janë çimentuar në dy nene të posaçme të Kushtetutës që në vitin 1998, kuadri ligjor është i kompletuar. Por siç vërehet edhe në raportet e DASH komunitetet fetare po përballen me vështirësi për blerjen e tokës, vështirësi që lidhen me problemet nga pushteti vendor”,- u shpreh Meta./apel.media