Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka deklaruar se debati për krizën politike nuk është realist.
Sipas Patozit, në rast se Presidenti bën thirrje për të marrë armët, dhe lideri i opozitës bën takime me fermërët, tregon se ka diçka që nuk shkon.
I ftuar në “Repolitix” Patozi tha se Presidenti duhet t’i tregojë popullit se ku është thelbi i vërtetë i krizës.
“Unë nuk jam dakort në shumë gjëra. Nuk është Gjykata Kushtetuse “Zeusi” që zgjidh të gjitha gjërat. Ka një interes ta drejtëpërdrejtë të Presideneti në këtë rast. Është fetishizuar debati dhe nuk është realist.
Sepse ne rastin që Presidenti thotë këtu po bëhet nami, është fundi i botës, kryetari i opozitës shkon fol me fermerët.
Në rast se Presidenti thotë duhet të marrim armët, minimum lideri i opozitës duhet të linte fermerët dhe ti shkonte në krah. Presideneti po bën një beteje sublime me popullin dhe duhet t’i tregojë ku është thelbi i kësaj krize.”/apel.media