Presidenti Begaj takon Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar Shteti i Vatikanit

Në kuadër të vizitës në Selinë e Shenjtë, Presidenti i Republikës Bajram Begaj, zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin. Presidenti Begaj vlerësoi ecurinë e ...
Presidenti Begaj takon Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar Shteti i Vatikanit
Foto: Presidenti Begaj takon Kardinalin Pietro Parolin, Sekretar Shteti i Vatikanit

Në kuadër të vizitës në Selinë e Shenjtë, Presidenti i Republikës Bajram Begaj, zhvilloi një takim me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin.

Presidenti Begaj vlerësoi ecurinë e shkëlqyer të marrëdhënieve ndërshtetërore, pas rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 1991.

Kreu i Shtetit vlerësoi gjithashtu rolin dhe mbështetjen që Selia e Shenjtë dhe në mënyrë të veçantë Papa Françesku kanë dhënë jo vetëm për rimëkëmbjen shpirtërore të shqiptarëve të besimit katolik, por veçanërisht për lartësimin e historisë dhe të modelit të bashkëjetesës e të harmonisë fetare të shqiptarëve.