Presidenti Begaj së bashku me Presidentin e Estonisë ndjekin një stërvitje për sigurinë kibernetike

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj së bashku me Presidentin e Estonisë, Alar Karis, ndoqën një stërvitje për sigurinë kibernetike, të organizuar nga Akademia e Qeverisjes Elektronike estoneze dhe C...
Presidenti Begaj së bashku me Presidentin e Estonisë ndjekin një stërvitje për sigurinë kibernetike
Foto: Presidenti Begaj së bashku me Presidentin e Estonisë ndjekin një stërvitje për sigurinë kibernetike

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj së bashku me Presidentin e Estonisë, Alar Karis, ndoqën një stërvitje për sigurinë kibernetike, të organizuar nga Akademia e Qeverisjes Elektronike estoneze dhe Cybexer Technologies. Aktiviteti u realizua në kuadër të projektit “Reagimi i Shpejtë i Sigurisë Kibernetike për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut” financuar nga Bashkimi Evropian.

Kjo stërvitje tregon për angazhimin e Shqipërisë për të forcuar kapacitetet dhe aftësitë kibernetike. Në këtë drejtim, Bashkimi Evropian ka dhënë një kontribut tejet të rëndësishëm në ndërtimin dhe forcimin e këtyre kapaciteteve.
 
Projekti i prezantuar në Europe House synon të kontribuojë në përmirësimin e qëndrueshmërinë kibernetike të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut, sipas standardeve më të mira evropiane.
 
Ky prezantim shënoi edhe etapën e fundit të vizitës shtetërore të Presidentit të Estonisë në vendin tonë.