Presidenti Bajram Begaj do të marrë pjesë në “Global Baku Forum” me temë “The world of Today”

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, SH.T. Z Bajram Begaj do të marrë pjesë në “Global Baku Forum” me temë “The world of Today; challenges and hopes” që po mbahet këto ditë në Baku, Azerbajxhan. Ky ...
Presidenti Bajram Begaj do të marrë pjesë në “Global Baku Forum” me temë “The world of Today”
Foto: Presidenti Bajram Begaj do të marrë pjesë në “Global Baku Forum” me temë “The world of Today”

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, SH.T. Z Bajram Begaj do të marrë pjesë në “Global Baku Forum” me temë “The world of Today; challenges and hopes” që po mbahet këto ditë në Baku, Azerbajxhan.

Ky forum organizohet nga “Nizami Ganjavi International Center“ me qendër në Baku, i cili ka si mision promovimin e Edukimit, Tolerancës, Dialogut, Mirëkuptimit dhe Shoqërisë së Përbashkët.

Bordi i tij përbëhet nga disa presidentë, kryeministra, akademikë e ambasadorë të rëndësishëm nga vende të ndryshme të botës.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, SH.T. Z Bajram Begaj është pjesë e sesionit me temë “Ballkani perëndimor në kontekstin e Bashkimit Evropian”.

Ndërkohë është parashikuar që Kreu i Shtetit të zhvillojë takime bilaterale me homologun e tij; Presidentin e Azerbajxhanit, SH.T.Z Ilham Aliyev, me Presidentin e Republikës së Bullgarisë SH.T.Z Rumen Radev, etj.