Premiot e UEFA-s, 1 milionë euro për fitore në Europian. Ja sa përfiton fituesi

Kombëtarja shqiptare e futbollit, me kuali fikimin e arritur në “Euro 2024”, i ka sjellë 9.25 milionë euro të sigurta Federatës Shqiptare të Futbollit.
Premiot e UEFA-s, 1 milionë euro për fitore në Europian. Ja sa përfiton fituesi

Kombëtarja shqiptare e futbollit, me kuali fikimin e arritur në “Euro 2024”, i ka sjellë 9.25 milionë euro të sigurta Federatës Shqiptare të Futbollit. Kjo shifër është minimalja dhe e njëjtë për 24 kombëtaret që do të marrin pjesë në këtë Europian. Por, përfitimet nuk ndalen me kaq, pasi për çdo fitore në grup UEFA ka vendosur një bonus prej 1 milionë eurosh, ndërsa barazimi vlen 500 mijë euro. Kombëtarja shqiptare do të luajë ndeshjen e parë në Dortmund kundër Italisë, e cila është edhe kampione në fuqi e këtij kompeticioni. Më pas, në datën 19 qershor, në Hamburg kuqezinjtë do të sfidojnë Kroacinë.

 
Ndeshja e tretë e grupit do të luhet më 24 qershor në Dyseldorf me Spanjën. Nëse Shqipëria paraqitet mirë dhe arrin të befasojë duke kaluar grupin, pasi përveç dy vendeve të para që kalojnë më tej, nga gjashtë grupe gjithsej, kualifikohen për në fazën tjetër edhe 4 vendet e treta më të mira. Kështu, nëse kalohet grupi, ka një bonos shtesë prej 1.5 milionë eurosh. Ndërkohë cila kombëtare arrin në çerekfinale do të përfitojë 2.5 mln shtesë, ndërsa nga vajtja në gjysmëfinale arkëtohen edhe 4 milionë euro të tjera.