Pasditen e kësaj të Diele, u zhvillua supersfida mes Liverpool dhe Manchester United, e cila u fitua nga “The Reds” me rezultatin e pastër 2-0 në Anfield.
Një ndeshje me ritëm nga të dyja skuadrat, por Manchester United nuk mundi t’i ndalte dot kryesuesit e kampionatit.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të Liverpool, falë një goli të shënuar me kokë nga mbrojtësi Van Dijk në minutën e 14′ pas një krosimi nga goditja e këndit nga Alexander Arnold.
Pjesa e dytë kishte më shumë ritëm nga të dyja skuadrat, duke patur shumë raste për shënim, por pa arritur të preknin rrjetën deri në minutën e fundit, ku Mohamed Salah u gjet i lirë duke shënuar edhe golin e dytë për djemtë e Klopp.
Portieri Alisson Becker i cili i dhuroi një assist nga zona e portierit, ishte ai i cili mbërriti më parë tek Salah për të festuar së bashku golin që vulosi këtë takim në rezultatin përfundimtar 2-0.
Ky gol ishte i veçantë për të dy protagonistët, pasi ishte i pari që Salah arrin të shënojë ndaj Manchester United, gjithashtu dhe i pari assist nga Alisson Becker. /apel.media