Premier League: Liverpool dominon ndaj Arsenalit
Liverpooli ka fituar me rezultatin 3-1 kundër Arsenalit duke dominuar totalisht ndeshjen. Djemtë e Jurgen Klopp fitojnë ndeshjen e 3 në po aq sfida të luajtura në sezonin e ri duke u konfirmuar si rivali për t’u mundur për titullin kampion.
Ndeshja nuk nisi mirë për kampionët e Anglisë, pasi ishin miqtë që kaluan të parët në avantazh. Arsenali ndërmori një aksion model në minutën e 25′ dhe me një ndihmë nga gabimi i Robertsonit dërgoi topin në rrjetë për 0-1 nga Lacazette.
Vendasit nuk u dorëzuan dhe reaguan shumë shpejt duke barazuar me anë të Mane në minutën e 28′. Robertson korrigjoi gabimin e tij duke shënuar gol në minutën e 34′. Ai shfrytëzoi një përgjumje të mbrojtjes dhe dërgoi topin në rrjetë për 2-1.
Pjesa e dytë u dominua nga Liverpooli që kontrolloi lojën dhe u mundua të shënonte golin e sigurisë. Rrjetë që erdhi vetëm në minutën e 88′ nga Diego Jota. Afrimi i ri nuk gaboi duke lënë gjurmën e tij në ndeshjen ndaj Arsenalit.