Prej ditësh i shtruar tek ”Shefqet Ndroqi”, Covid-19 i merr jetën piktorit Mustafa Arapi; e bija, dedikim prekës

Covid-19 i merr jetën piktorit të njohur Mustafa Arapi. Mësohet se, artisti ishte I shtruar prej disa ditësh në spital, por që nuk ka mundur dot t’i mbijetoi virusit të rrezikshëm.

Lajmi është bërë me dije nga vajza e tij, Dorina Arapi, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale, bën dedikimin prekës.

“Sot në mesnatë, babi im u largua nga jeta

Drita, dielli, bota, shtylla e familjes sonë u shua.

Ba! Dua të të kujtoj kështu të qeshur gjithmonë!

Të duam përjetësisht!”, shkruan Dorina Arapi.

 Mustafa Arapi ka ndërruar jetë në mesnatë, në moshën 70-vjeçare.

Kujtojmë se, pak ditë më parë Dorina Arapi zbuloi se i ati ishte shtruar tek spitali COVID-2 dhe i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama dhe ministres Manastirliu që institucionet t’i kushtonin vëmendje babait të saj si një personalitet i lartë në kulturën shqiptare.