Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me Besnik Muçin, i cili u shkarkua nga KPA-ja, pasi nuk arriti të justifikojë pasurinë dhe u konstatua se kishte udhëtuar me persona të inkriminuar.
Fillimisht ai nuk e pranoi vendimin e KPA-së duke u shprehur se është kundra parimeve të ligjit, ndërkohë që ditën e sotme vendosi të tërhiqej nga deklaratat e mëparshme që nuk do ta linte detyrës.
Përmes një njoftimi zyrtar, Presidenca ka lajmëruar se po pret njoftimin e Gjykatës Kushtetuese për të shpallur vakancën, ndërkohë që shorti për zgjedhjen e anëtarit të ri do të zhvillohet me datë 5 dhjetor 2019./apel.media