Pranohet gjykimi i shkurtuar për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha

GJKKO ka pranuar gjykimin e shkurtuar për ish gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha, e cila aktualisht ndodhet në burg nën hetimin për korrupsion. Ajo akuzohet se ka liruar disa të fortë të dënuar me bu...
Pranohet gjykimi i shkurtuar për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha
Foto: Pranohet gjykimi i shkurtuar për ish-gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha

GJKKO ka pranuar gjykimin e shkurtuar për ish gjyqtaren e Krujës, Enkelejda Hoxha, e cila aktualisht ndodhet në burg nën hetimin për korrupsion. Ajo akuzohet se ka liruar disa të fortë të dënuar me burgim përjetë.

Ish-gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha e akuzuar nga SPAK se ka shkelur detyrën në lirimin e disa të dënuarve, vijon të qëndrojë në burg. Me argumentin se nuk ka kush të kujdeset për fëmijët e saj, Enkelejda Hoxha kërkoi të lirohej, por GJKKO e rrëzoi kërkesën.