“Politikani me inicialet I.M me dosje”, Nikolla: Rast tronditës

Në një deklaratë për mediat kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolli ka reaguar në lidhje me letrën informuese nga ana e Autoritetit të Dosjeve, ku vihej në dijeni se politikani me inicialet I.M figuron ...
“Politikani me inicialet I.M me dosje”, Nikolla: Rast tronditës
Foto: “Politikani me inicialet I.M me dosje”, Nikolla: Rast tronditës

Në një deklaratë për mediat kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolli ka reaguar në lidhje me letrën informuese nga ana e Autoritetit të Dosjeve, ku vihej në dijeni se politikani me inicialet I.M figuron me dosje në aktivitetin e Sigurimit të Shtetit.

Nikolla, duke mos përmendur faktin se në letrën e Autoritetit se politikani me inicialet I.M ishte ish-presidenti Ilir Meta, e cilësoi ngjarjen rast tronditës. Sipas saj Kuvendi duhet të reagojë.

“Autoriteti i Dosjeve flet per nje politikan te larte me inicialet I.M që ka rezultuar i përfshirë në aktivitetin e Sigurimit të Shtetit.

Autoriteti i Dosjeve ka nisur një letër, ku më vë në jeni përfshirë të këtij politikani dhe kërkon ndërhyrje për veprime. Rasti është tronditës dhe Kuvendi duhet të reagojë patjetër. ndaj kam thirrur kryetarët e grupeve, kryetaret e komisionit të ligjeve, që i kam informuar mbi letrën e autoritetin. Identitetin me politikanin me inicialet I.M. Dua të falënderoj Autoritetin e Dosjeve për hetimin e pavarur dhe kurajon e adresimit të këtij rasti. Në respekt të ligjit s’mund të flas më shumë në këtë fazë.”, tha Nikolla.