“Politika ka nevojë për burrni dhe në Shqipëri burrat maten nga fjala dhe nga qëndrimet”/ Kadilli: Basha duhet të japë dorëheqjen!

I ftuar në emisionin “A Show” ish-kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli ka komentuar zhvillimet më të fundit brenda partisë.

“Politika ka nevojë për burrni dhe në Shqipëri burrat maten nga fjala dhe nga qëndrimet. Kam qënë i pari që, pa u bërë 48 orë nga mbyllja e kutive të votimit, Lulzim Basha ka humbur dhe duhet të japë dorëheqje të parevokueshme dhe të hyjmë në proces për të krijuar një lidership të ri sepse ka shteruar projekti i tij politik.

U bë një garë e pabarabartë dhe unë u paraqita me një projekt politik se si bëhet PD bazuar në parimet dhe vlerat që unë besoj. Sot ka ndodhur një gjë, ajo që sot u refuzua dhe u la në heshtje, sot po brohoritet.

Nga shumica e atyre që 5 muaj më parë ishin kundër meje dhe mbronin me jerm kryetarin humbës, mbronin në jerm kryetarin autokrat sa përjashtoi dhe zotin Berisha pa proces politik etj.

Unë në burrninë time jam në rregull se fjala ime doli. Sot Berisha i ka bërë pjesë të foltores së tij, si kufizimi i mandatit, primaret dhe një parti që duhet të jetë e re”, tha Kadilli.