Policia shumë pranë identifikimit të autorëve, gjendet snajperi me të cilin u vra Kastriot Reçi

Indetikimi i autorëve mesa duket nuk do të vonojë shumë nga policia, pasi kjo e fundit ka gjetur armën me të cilën u ekzekutua biznesmeni Kastriot Reçi në Rrëshen.

Arma u gjet e mbështjellë me kanatjere, që mendohet se është përdorur për të fshirë gjurmët. Po ashtu pranë vendit u gjet edhe një paruke.

Provat po ekzaminohen nga Policia Shkencore në Tiranë. 47-vjeçari u qëllua për vdekje dy ditë më parë me një plumb në zemër nga snajperi që ndodhej rreth 150 metra larg.

Hetimet intensive janë përqendruar kryesisht në pisten e hakmarrjes por sigurisht pa shmangur edhe dyshimet e pazareve të prishura të drogës.

Nga kqyrja e kamerave të sigurisë dhe analizimit të automjetit që dyshohet se është përdorur nga atantatori dhe bashkpunëtori i tij si dhe nga hetimet e kryera me metoda te specializuara, policia ka arritur të ndërtojë profilin e autorit të mundshëm si dhe të ketë dyshime rreth tij./apel.media