Policia shpall në kërkim 2 bashkëpunëtorë për plagosjen e 2 të rinjve në Tiranë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja e dy të rinjve Altin Gjoka, 32 vjeç dhe Jetmir Marashi, 28 vjeç mbrëmjen e kaluar në Tiranë. Burime për mediat bëjnë me dije se policia ka bllokuar tre a...
Policia shpall në kërkim 2 bashkëpunëtorë për plagosjen e 2 të rinjve në Tiranë
Foto: Policia shpall në kërkim 2 bashkëpunëtorë për plagosjen e 2 të rinjve në Tiranë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga plagosja e dy të rinjve Altin Gjoka, 32 vjeç dhe Jetmir Marashi, 28 vjeç mbrëmjen e kaluar në Tiranë. Burime për mediat bëjnë me dije se policia ka bllokuar tre automjete, teksa ka shpallur në kërkim dhe dy bashkëpunëtorë të autorit të dyshuar. 

“Në vijim të ngjarjes së ndodhur mbremjën e djeshme ku mbetën të plagosur shtetasit Altin Gjoka dhe Jetmir Marashi, dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes shtetasi Aldo Iamandi (Gj), specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 kanë vijuar me hetime më të thelluara duke shpallur në kërkim dhe dy shtetas të tjerë konkretisht shtetasit Nj. K., 25 vjeç dhe B. P., 22 vjeç, të dyshuar si bashkëpunëtorë të autorit të ngjarjes”, njofton policia. 

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 mjete, njëri prej të cilëve ishte mjeti tip “Audi” në përdorim nga autori i ngjarjes shtetasi Aldo Iamandi (Gj).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.