Policia Rrugore merr masa të rrepta,pezullohen 192 leje drejtimi brenda 48 orëve

Policia rrugore e Shqipërisë ka shtuar masat në të gjithë vendin, duke i bërë ato më të rrepta dhe parandaluar aksidentet rrugore.

1033 punonjës të Policisë rrugore u angazhuan gjatë 48 orëve të fundit, për të rritur parametrat e sigurisë së jetës në rrugë.

Masat kanë konsistuar në parandalimin e shpejtësisë apo manovrave të rrezikshme në rrugë, për mosvendosjen e rripit të sigurimit, përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit.

Masa prej të cilave janë marrë në konsideratë shqetësimet apo konstatimet për shkelje të ndryshme të evidentuara.

Si rezultat, gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrance, 192 pa leje drejtimi.

Gjithashtu, po gjatë fundjavës janë vendosur gjithsej 5098 masa administrative.

Aktualisht, Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe të gjitha shërbimet e Policisë Rrugore në qarqe, vijojnë monitorimin e trafikut dhe kontrollet me radar e dragger.

Gjithashtu duhet të themi se Policia fton cilindo që konstaton apo has shkelje të Kodit Rrugor t’i adresojë ato në Komisariatin Dixhital, në numrin 112 apo në adresat e tjera zyrtare të Policisë së Shtetit./apel.media