Policia rrugore e Tiranës u është drejtuar qytetarëve me një mesazh. Ajo u ka kërkuar këtyre të fundit që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor pasi veteëm në këtë javë janë penalizuar 959 shoferë.
Gjatë javës, policia e kryeqytetit ka vëzhguar dhe ka ndjekur me prioritet shkeljet, të cilat janë edhe burim për aksidentet rrugore.
Kjo është bërë e mundur nga angazhimi i patrullave civile dhe të uniformuara, për monitorimin e shkelësve të semaforëve, pikasjen e mjeteve që qarkullojnë mbi normat e lejuara të shpejtësisë, verifikimin e drejtueseve që drejtojnë mjetet pas përdorimit të pijeve alkoolike, përdorimin e aparateve celulare gjatë drejtimit të mjeteve etj.apel.media