Policia operacion anti- kanabis në Lezhë, arrestohet 53-vjeçari

Finalizohet pas një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar “Gjobardhaj”, ku një person është arrestuar në flagrancë duke vaditur bimët narkotike. Sipas policisë së Lezhës në pranga është vënë n...
Policia operacion anti- kanabis në Lezhë, arrestohet 53-vjeçari
Foto: Policia operacion anti- kanabis në Lezhë, arrestohet 53-vjeçari

Finalizohet pas një hetimi disamujor, operacioni policor i koduar “Gjobardhaj”, ku një person është arrestuar në flagrancë duke vaditur bimët narkotike.

Sipas policisë së Lezhës në pranga është vënë një 53-vjeçar, ndërsa është asgjësuar me anë të djegies lënda narkotike e sekuestruar.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, bazuar në informacione policore se në fshatin Gjobardhaj po kultivoheshin bimë narkotike, kanë vijuar kontrollet e territorit, duke përdorur edhe dronë.

Si rezultat i një pune hetimore disamujore u finalizua operacioni policor i koduar “Gjobardhaj”, si rezultat i të cilit u bë e mundur goditja e rastit të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Gjobardhaj, identifikimi dhe vënia në pranga e autorit të dyshuar të kësaj veprimtarie kriminale, shtetasit B. P., 53 vjeç, banues në fshatin Ungrej, i cili u kap në flagrancë duke vaditur bimët narkotike”, thotë policia.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.