Policia nuk e lejon të qëndrojë gjatë në lokal- qytetari refuzon e i kërkon ligjin e shkruar

Qytetari denoncon policin i cili e ka gjetur të ulur në lokal ditën e sotme dhe sipas urdhrit të dalë nga kryeministri, i ka kërkuar qytetarit të cohet dhe të largohet, pasi përbën rrezik përhapje të pandemisë.

Qytetari nuk ka pranuar të largohet, duke refuzuar dhe duke i kërkuar policit se ku gjendet ky urdhër i shkruar, pasi nuk rezulton të ketë asnjë urdhër të shkruar. Raste te tilla deshmojne se policet kane nisur kontrollet ne terren duke paralajmeruar qytetaret te largohen.

Statusi I qytetarit:

Sot ndërkohë që ishim ulur në një bar diku te pazari i ri bashkë me Kastriot Çipi dhe Andi Tepelena, vijnë 2 policët në video. Le që nuk kishin asnjë shkresë apo urdhër zyrtar, por skandali tjetër është që ai që na u drejtua nuk kishte as numër identifikimi, gjë që nuk lejohet. Konfirmoj që edhe në sulmin për shembjen e teatrit shumica e policëve kanë qenë pa numër identifikimi, që është një tjetër shkelje në morinë e paligjshmërive të aktit terrorist të 17 majit.

Njerëz, mos pranoni urdhra te paligjshëm, dhe polici te paligjshme. Mos lejoni të qeveriseni me urdhra fb nga Surreli.

#MosbindjeCivile

#HapniShqipërinë

Regjim facebook-u. Sot ndërkohë që ishim ulur në një bar diku te pazari i ri bashkë me Kastriot Çipi dhe Andi Tepelena, vijnë 2 policët në video. Le që nuk kishin asnjë shkresë apo urdhër zyrtar, por skandali tjetër është që ai që na u drejtua nuk kishte as numër identifikimi, gjë që nuk lejohet. Konfirmoj që edhe në sulmin për shembjen e teatrit shumica e policëve kanë qenë pa numër identifikimi, që është një tjetër shkelje në morinë e paligjshmërive të aktit terrorist të 17 majit.Njerëz, mos pranoni urdhra te paligjshëm, dhe polici te paligjshme. Mos lejoni të qeveriseni me urdhra fb nga Surreli. #MosbindjeCivile#HapniShqipërinë

Gepostet von Martin Gjonaj am Sonntag, 24. Mai 2020