Policia kroate kontrolle të befasishme në kufirin me Serbinë, arrestohen disa persona

Policia kroate ka zhvilluar papritur konrtolle në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë. Konfirmohet se janë arrestuar disa serbë me akuzën e mosbindjes ndaj urdhrit policor. Operacioni policor u krye pa p...
Policia kroate kontrolle të befasishme në kufirin me Serbinë, arrestohen disa persona
Foto: Policia kroate kontrolle të befasishme në kufirin me Serbinë, arrestohen disa persona

Policia kroate ka zhvilluar papritur konrtolle në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë. Konfirmohet se janë arrestuar disa serbë me akuzën e mosbindjes ndaj urdhrit policor. Operacioni policor u krye pa paralajmërim, pasi të pranishmëve nuk iu la kohë e mjaftueshme për të mbledhur sendet apo pajisjet e tyre personale. Shteti i Lirë i Liberland, një tokë 7 km2 në Danub nuk u prek nga forcat policore për më shumë se 25 vjet.

Ky territor i përkiste Serbisë në regjistrin e tokës që nga periudha austro-hungareze, por është patrulluar nga policia kroate, e cila javë më parë kishte penguar këdo që të vizitonte zonën. Me hyrjen e Kroacisë në zonën Shengen kufiri me Serbinë u bë një kufi evropian me hapjen e një pike kufitare zyrtare , e cila përfshin kontroll pasaportash. Policia kroate urdhëroi po ashtu ndalimin e ndërtimeve në atë zonë.

Gjithsesi Serbia pretendon se ky territor nuk ka qenë kurrë pjesë e Kroacisë dhe bie jashtë kufijve të saj. Kjo është konfirmuar në korrespondencën e tyre diplomatike me Serbinë si dhe mungesën e plotë të saj në të gjitha hartat zyrtare të publikuara të Kroacisë. Policia kufitare kroate është e autorizuar siç duhet për të kryer aktivitete që synojnë mbrojtjen e kufijve kombëtarë të Kroacisë dhe kufijve më të gjerë të Shengenit.