Policia kërkon drogë për të stërvitur qentë, Çela i dërgon kërkesën Prokurorisë së Tiranës

Ministria e Brendshme nëpërmjet një shkrese i është ankuar Prokurorisë së Përgjithshme për mungesën e lëndës narkotike të nevojshme për të trajnuar qentë e policisë. Kërkesa i është dërguar Kryeprokur...
Policia kërkon drogë për të stërvitur qentë, Çela i dërgon kërkesën Prokurorisë së Tiranës
Foto: Policia kërkon drogë për të stërvitur qentë, Çela i dërgon kërkesën Prokurorisë së Tiranës

Ministria e Brendshme nëpërmjet një shkrese i është ankuar Prokurorisë së Përgjithshme për mungesën e lëndës narkotike të nevojshme për të trajnuar qentë e policisë.

Kërkesa i është dërguar Kryeprokurorit, Olsian Çela, ndërsa ky i fundit ia ka përcjellë kërkesën Prokurorisë së Tiranës.

Kryeprokurori Çela u ka kërkuar prokurorëve që të jenë në kontakt të vazhdueshëm me policisë për të gjitha rastet për t’i informuar mbi çështje ku janë sekuestruar lëndë narkotike, që të mos asgjësohet, por t’u vihet atyre në dispozicion.

Qentë çdo ditë bëjnë stërvitje për të mos humbur aftësitë apo reflekset. Ata duhet të jenë në kontakt me drogën, kufomat, eksplozivin apo eurot, në mënyrë që të mos harrojnë erën e tyre.

Kur dalin në aksion, qentë e dinë se çfarë duhet të kërkojnë. Në momentin që ai ndien erën e drogës dhe lëndëve të tjera, që është specializuar, ulet aty dhe nuk lëviz deri sa policia ta gjejë. /old.apel.media