Policia jep detaje për sulmin ndaj shefit të FFK-së Agim Ademi

Policia në Prishtinë ka konfirmuar se ishte shtënë me armë zjarri gjatë një sulmi fizik ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, të martën në mëngjes në kryeqytet, megjithëse nuk ka arritur të gjejë ndonjë gëzhojë në vendin e ngjarjes.

Shefi i futbollit në vend Ademi u sulmua nga pesë të dyshuar derisa po ecte në Parkun e Gërmisë të martën herët dhe si pasojë ka marrë lëndime trupore.

Njëri prej të dyshuarve kishte shtënë një herë me armë zjarri, sipas policisë.

“Dy ankuesit meshkuj kosovarë, kanë njoftuar se deri sa ishin duke ecur kanë hasur në pesë persona të dyshuar dhe janë sulmuar fizikisht nga të njëjtit. Njëri nga të dyshuarit ka shtënë një herë me armë zjarri”, thuhet në raportin e policisë.

Policia njoftoi se nuk është gjetur asnjë e dyshim në vendin e ngjarjes pas hetimit. Hetimi i rastit është duke vazhduar

“Njësiti policor në vendin e ngjarjes kanë kryer ekzaminimin por nuk kanë gjetur ndonjë gëzhojë apo diçka tjetër të dyshuar. Njeri nga ankuesit ka pësuar lëndime të lehta trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Rasti duke u hetuar”, thuhet tutje në raport.

Ademi e duk në gjendje të mirë disa orë pas sulmit, pasi e festoi ditëlindjen e 60-të në selinë qendrore të FFK-së, ku edhe foli për sulmin ndaj tij.

“Është e vërtetë që sot rreth orës 8:00 jam sulmuar fizikisht nga persona të maskuar në parkun e Gërmisë, aty ku çdo ditë e praktikoj ecjen dhe vrapimin në natyrë. Personat në fjalë më sulmuan në mënyrë tinzare, por që fatmirësisht kalova pa lëndime serioze”, kishte thënë kreu i FFK-së dje pas sulmit.

Ademi ishte në shoqërinë e një personi tjetër kur u sulmua.

Ende nuk ka ndonjë të dyshuar për rastin.