Policia italiane shkatërron grupin kriminal- I gjetën 5 ton marjuanë që vinte nga Shqipëria

Një operacion i policisë italiane ka çuar në pranga 20 persona, të cilët bënin pjesë në një grup kriminal ku drejtuesi ishte shqiptar.

Të ndaluarit akuzohen për trafik droge, vjedhje dhe armë mbajtje pa leje.  Ndër të tjera grupit i janë sekuestruar edhe 5.3 tonë marijuanë të ardhura nga Shqipëria, si dhe një arsenal i madh armësh që datonin nga koha e luftës.

Ndërsa mediat italiane shkruajnë se janë sekuestruar gjithashtu edhe 10 pistoleta gjysmë-automatike dhe 2 armë kallashnikov./apel.media