Policia i sekuestrohen 12 mln euro pasuri në Itali dhe Shqipëri një ndër bosëve më të mëdhenj të mafies

Policia italiane ka goditur një nga bosët më të mëdhenj të mafies në Itali, duke i sekuestruar pasurinë me vlerë 12 milionë euro.

Bëhet fjalë për pasuritë e bosit historik, Giuseppe Scarvaglieri, të klanit Scalisi, ku në një mega-operacion të orëve të fundit policia italiane ka sekuestruar disa objekte dhe pasurinë prej 12 milionë eurosh, në shtatë provinca të gjashtë rajoneve italiane, por edhe në Shqipëri. Sekuestrimet janë duke u zhvilluar në Catania, Romë, Milano, Novara, Udine, Varese dhe Verona, Bullgari dhe Shqipëri.

Në bazë të të dhënave në mediat italiane janë sekuestruar katër kompani: La Nuova Group Srls dhe Express Srls me seli në Catania; Immobiliare International në Verona; dhe Petrol Group Srl në Cologno Monzese (Mi), AB Logistica Srls dhe Prima Logisti me qendër në Catania dhe Sive International Ltd në Sofje (Bullgari).

Operacioni, i quajtur ‘Follow the money II’, është vazhdim i operacionit të Guardia di Finanza të Catania, e cila në 10 shkurt sekuestroi mbi 1.9 milionë euro në cash.