Policia e Vlorës arreston një person i cili tentoi të vidhte bagëtitë e dikujt tjetër

ilustruese

Policia ka arrestuar një person në Vlorë, pasi tentoi që të vidhte bagëtitë e një personi tjetër.

Në pranga ka rënë shtetasi me iniciale F. C., banues në Vlorë.

Njoftimi i policisë:

Arrestohen 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë arrestimi i shtetasit F. C., banues në Vlorë, pasi ka tentuar të vjedhë bagëtitë e një shtetasi.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Z. A., 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe pa lejen përkatëse.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.