Policia e Shtetit shënon sot 108 vjetorin e krijimit të saj, Veliu: Përulemi me nderim e respekt para lapidarëve të policëve të rënë në detyrë

Policia e Shtetit shënon sot 108 vjetorin e krijimit të saj. Në disa qytet të vednit janë mbajtur para Drejtorive vendore apo Komisariateve, ceremoni përkujtimore.

Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu, në fjalën e tij te Akademia e Policisë, ka kujtuar policët që kanë rënë në krye të detyrës dhe sot janë Dëshmorë të Atdheut. Të pranishëm ishin dhe ministri Bledi Çuçi dhe kryetarja e Komisionit të Sigurisë Ermonela Felaj.

“Nëse bëjmë bilancin e periudhës së rrugëtimit 108-vjeçar të Policisë Shqiptare, së pari kemi detyrimin moral e shpirtëror të përulemi në shenjë të thellë nderimi e respekti para varreve të shenjta, lapidarëve apo memorialëve të punonjësve të Policisë të rënë në detyrë në emër të sakrificës sublime, në përmbushje të misionit ligjor për të garantuar rendin e qetësinë publike në vend”, u shpreh ai, ndër të tjera.

Ai tha se një tjetër sfidë gjatë viti 2020 ishte dhe përballja me Covid-19, që mori nga radhët e policisë 23 efektivë.

“Një tjetër sfidë që Policia e Shtetit po ia del me sukses është angazhimi dhe sakrifica që punonjësit e Policisë po bëjnë përditë e përnatë për monitorimin e zbatimit të masave anticovid, duke përballuar mbingarkesën në punë, por mbi të gjitha stres nga infektimi me covid i tyre dhe i familjarëve të tyre. Edhe në këtë sfidë Policia e Shtetit ka humbur 23 punonjës”, ta drejtori i Përgjithshëm i PSH.

Veliu iu kujtojë policëve se gajtë viti 2021 janë zgjedhjet dhe ata duhet të jenë në lartësinë e misionit të tyre, vetëm në zbatim të ligjit.

“Viti që sapo ka nisur, është një tjetër vit plot sfida për Policinë e Shtetit. Jemi përpara zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë dhe përfitoj nga rasti t’iu kërkoj të gjithë punonjësve të policisë së Shtetit që të ruajmë standardin e arritur duke treguar se Policia e Shtetit është në funksion të ligjit dhe vetëm të ligjit”, shtoi ai.