Kavaja u trondit sot nga disa të shtëna me armë, prej të cilave mbeti i vrarë, 29-vjeçari Marjus Ismaili.
Mësohet se i riu, nuk është i panjohur për organet kompetente, kjo pasi më herët ai ka qenë i arrestuar për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë.
Më 29 Korrik 2012, ai u ndalua nga policia, pasi bashkë me një person tjetër, plagosën rëndë me thikë dy persona të tjerë.
Ismaili u qëllua për vdekje mbrëmjen e sotme në Kavajë, nga 60-vjeçari Xhevdet Leçini, i cili u arrestua menjëherë pasi kreu krimin. Ky i fundit ka qëlluar drejt të riut, pas një sherri banal, duke qenë edhe nën efektin e alkoolit. /apel.media