Policia e njihte emrin e tij/ 29-vjeçari që u vra në Kavajë, ishte arrestuar 7 vite më parë

Kavaja u trondit sot nga disa të shtëna me armë, prej të cilave mbeti i  vrarë, 29-vjeçari  Marjus Ismaili. Mësohet se i riu, nuk është  i panjohur për organet kompetente, kjo pasi më herët ai ka qenë...

Kavaja u trondit sot nga disa të shtëna me armë, prej të cilave mbeti i  vrarë, 29-vjeçari  Marjus Ismaili.

Mësohet se i riu, nuk është  i panjohur për organet kompetente, kjo pasi më herët ai ka qenë i arrestuar për veprën penale vrasje e mbetur në tentativë.

Më 29 Korrik 2012, ai u ndalua nga policia, pasi bashkë me një person tjetër, plagosën rëndë me thikë dy persona të tjerë.

Ismaili u qëllua për vdekje mbrëmjen e sotme në Kavajë, nga 60-vjeçari  Xhevdet Leçini, i cili u arrestua  menjëherë pasi kreu krimin. Ky i fundit ka qëlluar drejt të riut, pas një sherri banal, duke qenë edhe nën efektin e alkoolit. /old.apel.media