Policia arreston trafikantin e kërkuar nga Interpol Roma

Policia e Durrësit ka arrestuar një person të kërkuar nga drejtësia italiane. Në kuadër të operacionit “Ekstradimi”, u kap me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i kërkuari për trafikim të drogave të forta dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Sipas  informacioneve të marra në rrugë operative u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit me iniciale S.J., banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Cagliarit në Itali, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Drogë, Kokainë, Organizatë kriminale”.

Tashmë po vijojnë veprimet për ekstradimin e të arrestuarit drejt italisë./apel.media