Policia Tiranë arreston 8 persona për vepra të ndryshme penale

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 8 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave u arrestua shtetasi me inicialet E. R, 44 vjeç, p...
Policia Tiranë arreston 8 persona për vepra të ndryshme penale
Foto: Policia Tiranë arreston 8 persona për vepra të ndryshme penale

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 8 persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave u arrestua shtetasi me inicialet E. R, 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.

Po ashtu në pranga ra dhe 23-vjeçari me inicialet K. E., pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një armë e ftohtë. Ndërkohë, u arrestua edhe shtetasi me inicialet F. L., 31 vjeç, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” dhe është konstatuar jashtë banese.

“E. Sh, 44 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
E. Sh, 26 vjeç, Sh. V, 47 vjeç, A. P, 33 vjeç dhe S. O, 22 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.