Policia arreston 31-vjeçarin që vrau kunatën e tij në Bathore

Policia ka vënë në pranga 31-vjeçarin Agron Tanushi, i cili mbrëmjen e djeshme ka vrarë ish-kunatën Jetmira Hasani, dhe më pas u largua menjëherë nga vendngjarja.

Në fillim u tha se krimi ndodhi për shkaqe morali, e më pas u përdor preteksti i mbeturinave, por e gjitha kishte në thelb pronën.

Jetmira Hasani ishte ndarë nga bashkëshorti, vëllai i Agron Tanushit, por jetonte në shtëpinë e tyre, në katin e parë. Prej kohësh Tanushi i kishte thënë asaj të largohej, por ajo vazhdonte jetonte aty.

Ai ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi të. E ndjera ka ndërruar jetë rrugës për në spital.