“Polici ka të drejtë të ushtrojë dhunë në dobi publike”/ Lleshaj: Dhuna është monopol i shtetit

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një intervistë të drejtpërdrejtë për mediat, është shprehur se dhuna është monopol i shtetit dhe policia ka të drejtë të ushtrojë dhunë për dobi publike, dhe se kushdo tjetër që e bën këtë është në kapërcim ligji.

Lleshaj ka nëmvizuar se policia ka të drejtë të marrë çdo masë, qoftë edhe ushtrim dhune nëse duhet.

“Çdo zyrtar publik duhet të identifikohet me produktin e tij. Të shijoj dhe të gëzohet për suksesin e tyre dhe për dështimin duhet të mbaj përgjegjësi. Unë dhe gjithë zinxhiri drejtues i Policisë së Shtetit duhet të identifikohet me atë që është në terren. Kjo na sjell kosto, na sjell konsum, ka punonjës policie që cënojnë dhe ne duhet të mbajmë këto kosto përsipër. Unë them që policia shtetit është sjell në mënyrë proporcionale sipas protokolleve që kërkohet nga policia për një prostestë të pa lajmëruar ku u shoqërua me akte dhune ndaj policisë.

Policët kanë më shumë të drejta se protestuesit. Punonjësit kanë shkuar të urdhëruar, pasi nëse nuk shkojnë duhet të largohen nga detyra. Njerëzit e shtypit kanë një mision për të bërë, jo për të ushtruar dhunë. Dhuna është monopol i shtetit, dhe ka të drejtë ta bëjë në mënyrë të ligjshme atë. Kushdo tjetër që ngre dorën ëshë në kapërcim ligji. Punonjësi i Policisë ka për detyrë të ushtrojë dhunë në dobi publike.

Jemi në fazën e foshnjërisë politike në demokraci. Dhuna nuk është opsion dhe duhet të heqim dorë. Politikanët e nivelit të lartë e përdorin në artikulimin e tyre dhunën si mungesë alternative. Ne duhet ta heqim nga artikulimi dhe përdorimi. I kam kërkuar policisë vetëpërmbajtje disa here”, – u shpreh ministri Lleshaj.