Pogradec/ Makina përplas këmbësorin

foto ilustruese

Gjatë mbrëmjes së sotme në Pogradec ka ndodhur një aksident ku si pasojë ka mbetur i plagosur një person.  

Burime për mediat bëjne dije personi i plagosur është nisur me urgjencë drejt spitalit.

Mësohet se i plagosuri po qarkullonte në këmbë, kur u përplas nga një automjet.

Identiteti i të plagosurit dhe drejtuesit të automjetit nuk dihen ende.

Ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.