Pogradec/ 15 vjeçari abuzon seksualisht me 12 vjeçaren

Pak minuta më parë, policia njoftoi për një ngjarje të rëndë në qytetin e Pogadecit, ky dyshohej se një 15 vjeçar kishte kryer marrëdhënie me një 12 vjeçare.

Sipas pretendimeve të vajzës, e cila ka deklaruar edhe në polici, ajo thotë se ka pasur njohje me djalin, i cili ka hyrë disa herë në shtëpia e saj.

Ajo ka rrëfyer se është kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Sipas burimeve bëhet me dije se autori është me probleme të shëndetit mendor, i kartelizuar. Të njëjtët burime thonë se autori e viktima janë në të njëjtën shkollë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë ndalimin e një 15-vjeçari, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me një 12-vjeçare. Madje disa here!

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.