Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 27 vjeçari në Lezhë

Policia e Lezhës ka arrestuar një 27-vjeçar pasi është kapur duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. Njoftimi i Polic...
Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 27 vjeçari në Lezhë
Foto: Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 27 vjeçari në Lezhë

Policia e Lezhës ka arrestuar një 27-vjeçar pasi është kapur duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Njoftimi i Policisë:

Lezhë

Goditet një rast i dhënies ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit.

Policia e Lezhës ka arrestuar një 27-vjeçar pasi është kapur duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, pas informacioneve të marra në rrugë policore se një automjet tip “ Volkswagen ” po transportonte klandestinë drejt Kosovës, organizuan punën, ku si rezultat u bë arrestimi në flagrancë shtetasi B.D., 27 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë.

Ky shtetas u kap në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë në Rubik, Mirditë duke transportuar me automjetin tip “ Volkswagen ”, 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”