Po të kesh para, te Mjekësia merr notën që do

Në vorbullën e përditshme politike flitet vetëm për reforma në arsim, megjithatë realiteti tregon se sistemi arsimor po shkon drejt kalbëzimit. Ndër profesionet më jetike siç është mjekësia, nuk mund ...
Po të kesh para, te Mjekësia merr notën që do
Foto: Po të kesh para, te Mjekësia merr notën që do

Në vorbullën e përditshme politike flitet vetëm për reforma në arsim, megjithatë realiteti tregon se sistemi arsimor po shkon drejt kalbëzimit.

Ndër profesionet më jetike siç është mjekësia, nuk mund të kultivosh korrupsionin, e megjithatë në arsimin shqiptar ky fenomen nuk njeh limite.

Me një shumë të konsiderueshme parash në dorë, nga një ngelës mund të marrësh notën që do, tek Fakulteti i Mjekësisë.

Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” tregon, sesi një studente e mjekësisë, që kishte ngelur në provim, me para në dorë, arrin të marrë notën që do. Ky është një skandal i rëndë për gjith sistemin arsimor në vend në kushtet kur tregu i punësimit të mjekësisë kërkon mjekë të kualifikuar, të cilët nesër kanë në dorë jetën e gjithsecilit prej nesh.

Ajo që të çudit është fakti se paratë “tejkalojnë” edhe vështirësinë kur notat notat ishin hedhur në sistem.

Për cilin pedagog konkretisht bëhet fjalë dhe sa është shuma për të cilën, ai ndryshon edhe notat në sistem, mbetet për tu parë sot në darkë në orën 20:00./old.apel.media