Po përgatisnin lëndën narkotike për tharje, përfundojnë në pranga 5 persona në Shkodër

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës për kultivim kanabisi. Sipas policisë në pranga përfunduan shtetasit me inicialet  Ll. L., 55 vjeç, banues në Rubik, i dënuar më parë për vrasje, K. ...
Po përgatisnin lëndën narkotike për tharje, përfundojnë në pranga 5 persona në Shkodër
Foto: Po përgatisnin lëndën narkotike për tharje, përfundojnë në pranga 5 persona në Shkodër

Pesë persona janë arrestuar nga policia e Shkodrës për kultivim kanabisi.

Sipas policisë në pranga përfunduan shtetasit me inicialet  Ll. L., 55 vjeç, banues në Rubik, i dënuar më parë për vrasje, K. N., 19 vjeç, banues në Fushë Arrëz, D. N., 18 vjeç, M. N., 48 vjeçe dhe Gj. L., 55 vjeçe, të tre banues në Rubik.

Gjatë kontrollit në territorin e fshatit Ars, policia ka konstatuar 27 bimë narkotike të kultivuara në një zonë të pyllëzuar.

Në vijim të kontrollit në zonën përreth, në një kasolle të improvizuar u gjetën 5 të arrestuarit të cilët po përgatisnin bimët narkotike për tharje. 25 kilogramët e bimëve në proces tharjeje u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.