Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë ku një 40-vjeçare është rrëzuar nga kati i tretë i banesës së saj, teksa ishte duke pastruar grilat e dritareve.
“Më datë 11.03.2023, rreth orës 09.20, në rrugën “Naci Nuci”, duke pastruar grilat e dritareve, aksidentalisht dyshohet se ka rënë nga kati i tretë i banesës, shtetasja A. P., 40 vjeçe. Si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.