Po ndiqej nga policia, i riu gëlltit qesen me kanabis dhe përfundon në spital

Një 33- vjeçar është arrestuar nga policia në Pogradec, pasi posedonte lëndë narkotike.
Po ndiqej nga policia, i riu gëlltit qesen me kanabis dhe përfundon në spital

Një 33- vjeçar është arrestuar nga policia në Pogradec, pasi posedonte lëndë narkotike.

Po ashtu, i riu nuk i është bindur urdhërit të policisë për të ndalur dhe ka gëlltitur sasinë e drogës që posedonte.

 
Më pas ai ka përfunduar në spital.

Njoftimi i policisë:

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin E. Gj., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, është konstatuar në lëvizje dhe në bazë të dyshimeve se posedonte lëndë narkotike, i është bërë shenjë të ndalonte, por ai ka kundërshtuar urdhrin e punonjësit të policisë për të ndaluar dhe ka gëlltitur një sasi të vogël lënde narkotike cannabis sativa.


 
33-vjeçari mori mjekimin e nevojshëm në spital.