Plotësimi i vakancave për Gjykatën e Lartë/ Zbulohen emrat e tre kandidatëve

Këshilli i Lartë Gjyqësor përmes një njoftimi zyrtar ka thënë se do të nisë verifikimin e kushteve ligjore për tre kandidatë për anëtarë të Gjykatës së Lartë.

Sipas informacionit të ardhur nga KLGJ, emrat e përzgjedhur janë Ilir Panda, Ervin Pupe dhe Sokol Sadushi.

Njoftimi zyrtar:

Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i  Zhvillimit të Karrierës:

1- “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin si gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të kandidatit z. Ervin Pupe”, relatore Marçela Shehu;

2- “Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin si gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të kandidatit z. Ilir Panda”, relator Alban Toro;

3-“Për verifikimin e kushteve dhe kritereve ligjore për emërimin si gjyqtar pranë Gjykatës së Lartë të kandidatit z. Sokol Sadushi”, relator  Dritan Hallunaj. /apel.media